Çipi: Ukraina ka dashur t’i çojë poshtë e më poshtë rusët. Krimea s’ka qenë kurrë e saj

Çipi: Ukraina ka dashur t’i çojë poshtë e më poshtë rusët. Krimea s’ka qenë kurrë e saj

Për regjisorin Kastriot Çipi, operacioni special ushtarak i nisur nga rusët më 24 shkurt nuk ishte i tillë, por ishte pushtim i Ukrainës.

Nuk më thua dot anti-amerikan, pse të rendis fajet e Ukrainës. Më quan anti-amerikan se dua paqe...

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se nuk do të donte që rusët në Ukrainë të bllokonin Kushtetutën e Ukrainës, pasi dëshiron që të flasin rusisht ku u do qejfi.

Siç duam ne për shqiptarët e Maqedonisë, edhe pse janë pakicë. Rusët nuk kanë pasur të drejtë të flasin rusisht në një zyrë shteti.

Shteti ukrainas ka dashur të vendosë kuota, ti çoj poshtë e më poshtë. Në Rusi është lejuar ukrainishtja, në ciklin e ulët.

Për mua çdo ditë që zgjat lufta është lajm i keq, sepse po vriten njerëz. Në momentin që Rusia ka shpallur bashkimin me ato provinca, i quan ruse, por nuk do i lëshojë më.

Do paguajë çmim shumë të shtrenjtë, por nuk i lëshon më. Do vriten shumë njerëz. Mendoj se do shkohet drejt referendumit.

Jam partizan i demokracisë direkte, jo vetëm i referendumit. Vetëm e Ukrainës nuk ka qenë kurrë Krimea! Hajde ia japim Turqisë, Gjermanisë?

Se dhe Gjermania e ka pasur ca kohë pushtuar. Për çfarë po luftojmë për të çuar në vend amanetin e Hrushovit?!  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy