
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas krahasimeve për orën policore me vendet e tjera.
Përmes një postimi në “Twitter”, Rama shkruan se edhe pse Shqipëria renditet e para në klasifikimin për infektimet dhe mortalitetin në Europë, lirimi me vetëm një orë e orës policore është një mënyrë për të mos rënë pre e kurthit të euforisë.
"Kush bën krahasime me vendet e tjera për orën policore antiCovid, të mos harrojë se prej disa kohësh tanimë jemi në krye të klasifikimit në Europë për ultësinë e nivelit të infektimeve e të humbjeve të jetës! Dmth e dimë mirë atë që bëjmë dhe nuk do të biem në kurthin e euforisë!", shkruan Rama.
Kujtojmë se një ditë më parë, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije ndryshimin e masave anti-Covid bazuar në shifrat e regjistruara në javët e fundit, ku pjesë e masave të reja të cilat hyjnë në fuqi në 1 qershor është edhe ndryshimi i orës policore nga 22:00 në 23:00.



