Kalemaj: Patronazhistët, spiunë dhe shantazhues. Rama po blen votat, me rritjen e pagave dhe pensioneve

Kalemaj: Patronazhistët, spiunë dhe shantazhues. Rama po blen votat, me rritjen e pagave dhe pensioneve

Politologu Ilir Kalemaj, për diplomën e përfolur të kandidatit të opozitës për Bashkinë Tiranë, Belind Këlliçi, thotë se ata që merren me politikë nuk e kanë kusht për të qenë kryebashkiak dhe se mund të kenë nivel edhe më të ulët arsimimi se sa për të qenë specialist në ministri.

Madje ai ndau në studion e MCN Live, se ka politikanë të huaj të suksesshëm pa arsim të lartë.

Po të ishte përballë Këlliçit një korife i shkencës, siç mund të ishte rasti i Veliajt mund të flisnim. Por ai e ka bërë në një universitet shtetëror në Maryland.

Studimi bachelor Këlliçi-Veliaj, janë si dita me natën. Universiteti i Këlliçit është shumë më lartë. Nuk ke pse baltos kundërshtarin, ti prezanto programin.

Kalemaj tha se patronazhistët mund të quhen ndryshe spiunë ose shantazhues dhe se nuk bëjnë ideologji politike.

Spiunojnë ose shantazhojnë dhe paguhen me para publike se punojnë në administratë. Presioni mund të jetë dhe i butë.

Mund të thonë se ke një çështje të pazgjidhur në Kadastër, po votove këtu, e zgjidhim.

Lidhur me mungesën e numëruesve të Sali Berishës, ai e cilësoi si penalizim, pasi KQZ njohu PS, PD zyrtare dhe Partinë e Lirisë.

Nuk e kuptoj pse mazhoranca ka nevojë për kaq shumë artifica për të penguar opozitën reale në zgjedhje. Ti mund t’i lejosh ata të garojnë dhe në fund flet rezultati.

Të japësh 5 mijë lekë pensionistëve, të thuash do rris rrogat, kjo është të blesh votat.

Pse duhet ta bëjë pikërisht një muaj para zgjedhjeve. Tani reflektoi ai?

Pagat rriten në bazë të rritjes ekonomike. U rritën çmimet dyfish pa u rritur pagat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy