Vrasja e Arian Ferracakut në Shkodër, reagon PD (VIDEO)

Vrasja e Arian Ferracakut në Shkodër, reagon PD (VIDEO)

Menjëherë pas vrasjes së 30-vjecarit, Arian Ferracaku, në qytetin e Shkodrës ka reaguar Partia Demokratike. Në një dalje për mediat nga selia blu, Ervin Salianji  tha  se krimi po sundon në vend, ndërsa policia hesht përballë ekzekutimeve mafioze.

Teksa policia po heton për zbardhjen e motiveve, që cuan në vrasjen e 30 vjeçarit, Arian Ferracaku në Dobraç të qytetit të Shkodrës, Partia Demokratike akuzoi kryeministrin, Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj se refuzojnë të përballen  me realitetin, duke përkeqësuar sigurinë në vend. Nga selia blu deputeti, Ervin Salianji tha se krimi po sundon në vend, duke shkaktuar një tjetër vrasje mafioze.

Salianji nuk ngurroi të akuzojë qeverinë për lidhjen e saj me  bandat,  të cilat sipas tij janë më të forta se ligji. Si shembull, Salianji mori bandën e Barajve, ku sipas demokratit kjo e fundit ka marrë në kontroll gjithë  qytetin e Shkodrës

Salianji ka vijuar më tej me akuzat në adresë të qeverisë dhe ministrit Xhafaj, pasi sipas tij mesazhet denoncuese të qytetarëve të Shkodrës kanë përfunduar në duart e të paprekshmëve dhe bandave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy