Çuçi informon rikthimin në normalitet parlamentar të opozitës: S’ka marrëveshje, vetëm dialog në Komisionin e Ligjeve

Çuçi informon rikthimin në normalitet parlamentar të opozitës: S’ka marrëveshje, vetëm dialog në Komisionin e Ligjeve

Kryeministri Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, mblodhën sot deputetët e PS për të diskutuar axhendën e javës së re në Kuvend.

Në fjalën drejtuar deputetëve kryeministri Rama kërkoi që të vijohet puna me Organizatat Socialiste në terren dhe të intensifikohet komunikimi me anëtarët e këtyre organizatave dhe qytetarët në çdo zonë.

Kreu i grupit, Bledi Çuçi, informoi ndërkohë deputetët për rikthimin e Parlamentit në normalitet duke theksuar se s’ka asnjë marrëveshje e as do të krijohet ndonjë nënkomision ose strukturë e posaçme.

Nuk ka asnjë nënkomision apo strukturë tjetër, thjesht në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu për ligjet me 3/5 dhe ato që kanë lidhje me çështjet e integrimit europian.

Opozita u rikthye andej nga kishte ikur. Ramë dakord të ndryshojmë objektet e komisioneve hetimore në Konferencën e Kryetarëve.

Në vijim të mbledhjes diskutimet u ndalën te projektligjet që janë në rendin e ditës për seancën e së enjtes, ku mes të tjerash pritet të kalojë edhe Akti Normativ për ndryshimet në Ligjin e Buxhetit, projektligji “ Për Sigurinë Kibernetike” , “Projektligji për disa ndryshime në Ligjin për Gardën e Republikës” etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy