Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i akuzuar për aferën e inceneratorëve, ishte sot i pranishëm në seancën gjyqësore në Gjykatën e Posaçme, ku hodhi akuza në drejtim të prokurorit të çështjes duke thënë se ka devijuar hetimet për të mos zbuluar të vërtetën. Koka foli për intriga dhe për një proces të manipuluar. Në të njëjtën linjë ishte dhe ish deputeti Alqi Bllako.



