Berisha nga një biznes fason në Durrës: Rama arriti të krijojë opozitën e tij false me Lul Bravën

Berisha nga një biznes fason në Durrës: Rama arriti të krijojë opozitën e tij false me Lul Bravën

Ish kryeministri Sali Berisha i pranishëm sot nga një biznes fason në Shkozët të Durrësit, nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD, Lulzim Basha.

Sipas Berishës, Rama arriti të krijojë një opozitë fallco me Lulim Bashën duke vjedhur logon e PD.

Edi Rama arriti të krijojë opozitën e tij fallse me Lul Bravën dhe me policë e gjykatësit e tij t’i japë logon e PD në mënyrë që njerëzit të mashtrohen ditën e votimit dhe të mendojnë se po votojnë për PD. Thirrja ime është të mos harrojnë se çdo votë tek logoja e rrëmbye e PD është e humbur për PD dhe opozitën e vërtetë. Çdo votë për kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë” është votë për ndryshimin, është nevojë jetike që të kemi një opozitë të vërtetë.

Berisha tha se Emirjona Sako, kandidatja e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 6 Marsit, firmosi si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë që sipas Berishës u bë shkas që ndërtesat të merrnin jetë në nëntor.

‘Këto janë zgjedhje vendore. Por aq sa janë vendore, janë edhe të përgjithshme. Vota juaj ka një vlerë të dyfishtë të madhe. Së pari, votoni një kandidat me vlera të mëdha njerëzore. Një kandidat që këdo që pyesni, vetëm fjalë të mira për Ardin dhe familjen e tij thotë. Një njeri punëtor, që gjatë gjithë jetës së tij edhe kur PD ka qenë në pushtet, nuk ka trokitur në qeveri për një përfitim. Përballë tij, është një zonjë e cila garon në mënyrë shumë absurde. Zonja Sako nuk e ka vendin në garën elektorale, por në sallën e gjyqit. Kjo sepse ka firmosur si kryeinspektore për ndërtesat e dëmtuara nga tërmeti i shtatorit, firmë e cila u bë shkas që ata ndërtesa të merrnin jetë në nëntor. Kjo është e vërteta e saj. Unë kur mësova këtë fakt, mendova se është një akt cinik dhe anti njerëzor i Vangjush Dakos dhe Edi Ramës. Një njeri që ka firmosur akte për shkak të të cilave humbën jetë njerëzish, nuk duhej të kandidonte kurrë. Këta janë arrogantë. Për këta njerëzit janë thjeshtë numra për ti mashtruar, vjedhur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy