Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar prezencën e kryeministrit Rama në Kuvend teksa po diskutohet për krizën energjetike.
Berisha shprehet se Rama ka frikë të jetë i pranishëm në Kuvend. Sipas ish-kryeministrit, Rama nuk duhet të fshihet pas Ballukut, por duhet të paraqitet të Kuvend dhe të japë llogari.
Mungesa e kreut të qeverisë i cili ka shndërruar energjinë në një mjet të tmerrshëm dhune financiare, psikologjike dhe të gjithanshme ndaj qytetarëve, ka shndërruar në një gropë të zezë vjedhjeje nga qeveritarët, e bën këtë debat për një çështje kaq jetike. Ai ka frikë të jetë këtu, por nuk mund të fshihet pas Ballukut, nuk mund të fshihet pas zonjave ministre. Të vijë këtu, të japë llogari para shqiptarëve për vjedhjet monstruoze që po ndodhin në këtë sektor. Ai është arkitekti kryesor i kësaj grope të madhe.



