Policia nxjerr listën e emrave që kanë aplikuar për shefa komisariatesh

Policia nxjerr listën e emrave që kanë aplikuar për shefa komisariatesh

Policia e Shtetit ka publikuar listën e emrave të efektivëve të policisë që kanë shprehur interes për pozicionin e drejtuesve të komisariateve në qarqe.

Mbështetur në pikën 1, pikën 2 shkronja “c” dhe “l” të nenit 55, pikën 3 dhe 4 të nenit 61, të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 641, të datës 16.10.2024 “Për miratimin e rregullores për përzgjedhjen e kandidatit për zëvendësdrejtor të përgjithshëm, drejtor të departamentit, drejtor të drejtorisë vendore dhe shef të komisariatit në Policinë e Shtetit”, si dhe në urdhrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nr. 1450, të datës 31.10.2024 “Për shpalljen e thirrjes për konkurrim për pozicionin “Shef Komisariati, në Drejtoritë Vendore të Policisë”, pas përfundimit të fazës së aplikimeve, Komisioni i Vlerësimit të Aplikimeve publikon emrat e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

Komisioni do të kryejë vlerësimin paraprak të aplikimeve, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore nga kandidatët të cilët kanë shprehur interes për pozicionin “Shef Komisariati”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy