
Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka qenë pjesë e disa qendrave të votimit gjatë ditës së sotme, mes tyre dhe asaj pranë Liceut Artistik. I pyetur nga gazetarët në lidhje me procesin ai ka deklaruar se për gjithçka ka ndodhur sot do të dalë një një konferencë për mediat.
“Më lini të bëjë punën time, nesër do të jap mendimin për zgjedhjet”, është shprehur Soreca. Pyetjes nëse në të tilla kushte do votonte në Itali nuk i ka kthyer përgjigje.



