
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve ka pasur debate për pezullimin e 8 deputetëve për 10 ditë si masë disiplinore. Deputetët e opozitës, Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, e kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit.
"Është turp që keni përjashtuar opozitën nga seanca. Ky është vendim arbitrar dhe i turpshëm. Më kujtohet një slogan juaji "Shqipëria që duam", dështuat ta bënit këtë. Tani po bëni "opozita që duam". Akti ynë ishte simbolik", tha Gjekmarkaj.
Ndërsa Tabaku e cilësoi të turpshëm vendimin e Kuvendit.
"Përjashtimi i deputetëve të PD-së i turpshëm. Seanca u bllokua për një kërkesë legjitime që ju e refuzuat. Ju na keni kufizuar hapësirat. Vendimi erdhi pasi ju refuzuat të fusni në rend një kërkesë të grupit tonë. Nuk cenuam askënd fizikisht, ishte formë demokratike proteste."



