
Partia Demokratike ka vijuar sot akuzat në adresë të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Deputeti Ervin Salianji doli para mediave në emër të PD-së me disa pyetje drejtuar ministrit Xhafaj në lidhje me të vëllain, Agron Xhafaj dhe akuzat për trafik droge.
“A është rehabilituar Agron Xhafaj, edhe pse nuk ka bërë asnjë ditë burg? A bën një jetë normale përballë ligjit? A e vazhdon Agron Xhafaj aktivitetin kriminal? A ka përgjegjësi ligjore, politike dhe morale nëse Agron Xhafaj koordinon trafikun e drogës në Shqipëri?”, tha Salianji, ndërsa shtoi se së shpejti, në lidhje më këtë çështje, PD-ja do të paraqesë fakte të reja.



