Pa rivalë në garë, Berisha: Procesi më demokratikm, votim transparent nga anëtarësia

Pa rivalë në garë, Berisha: Procesi më demokratikm, votim transparent nga anëtarësia

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se procesi për zgjedhjen e kryetarit të PD-së më 23 maj përfaqëson një nga format më demokratike të votimit brenda partive politike. 

 

Edhe pse kandidon i vetëm dhe pa rivalë, Berisha theksoi se anëtarësia është thirrur të shprehë vullnetin e saj sipas parimit “një anëtar-një votë”.

 

Në një konferencë nga selia blu, ai e cilësoi procesin transparent dhe shtoi se PD është ndër partitë e pakta në Europë dhe më gjerë që zgjedh kryetarin përmes votës së drejtpërdrejtë të anëtarëve.

 

Me datën 23, anëtarët e PD janë të ftuar në një proces ‘një anëtar-një votë’ të shprehin votëbesimin e tyre. Ky është procesi më demokratik për zgjedhjen e një lideri partie.

 

Berisha pranoi se prania e kandidatëve të tjerë do të ishte pozitive për garën, por argumentoi se në shumicën e rasteve, kur kandidon kryetari aktual, rivalët zgjedhin të mos futen në garë. 

 

Ai krahasoi gjithashtu procesin në PD me mënyrën se si zgjidhen drejtuesit në parti të tjera, duke akuzuar Partia Socialiste e Shqipërisë se nuk ka zbatuar parimin “një anëtar-një votë” për zgjedhjen e kryetarit prej vitit 2009.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy