KQZ e gjobiti me 100 mijë lekë /KAS rrëzon ankimimin e kryebashkiakes së Durrësit

KQZ e gjobiti me 100 mijë lekë /KAS rrëzon ankimimin e kryebashkiakes së Durrësit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar ankimimin e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, për vendimin e mare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përdorimin e ambienteve të shkollës publike “Armath” për takim elektoral.

KQZ gjobiti me 100 mijë lekë Sakon pas kallëzimit që ka bërë Qëndresa Qytetare për shkelje të Kodit Zgjedhor.

Sako shkeli kodin zgjedhor, neni 91 “Përdorimi i aseteve publike”, duke përdorur ambientet e shkollës për të organizuar takim elektoral.

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 9, të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga zj. Emiriana Sako, me objekt “Kundërshtimi i vendimit nr. 152, datë 25.04.2022, të KShZ ‘Për shqyrtimin e denoncimit të organizatës “Qendresa Qytetare” ndaj drejtorit të shkollës 9-vjeçare “Armath” dhe kandidatit për kryetar bashkie në bashkinë Durrës, zj. Emiriana Sako, propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste, për shkelje administrative në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjehdjet e pjesshme për kryetar bashkie, të datës 6 Mars 2022”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të bërë nga zj. Emiriana Sako dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 152, datë 28.04.2022, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

 Gjithashtu, pas shqyrtimit paraprak të kërkesës së Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për vendosje të sanksionit administrativ, KAS vendosi që seanca publike të zhvillohet në datën 31.05.2022, në orën 11:00.

Gjithashtu, njëherazi me të, me 5 mijë lekë gjobë u gjobit edhe drejtori i shkollës Armath, Vlash Doda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy