Kume: Sondazhet e nxjerrin Metën me më pak vota se Murrizi, Berisha fitoi pikë me programin (VIDEO)

Kume: Sondazhet e nxjerrin Metën me më pak vota se Murrizi, Berisha fitoi pikë me programin (VIDEO)

Gazetari Mariglen Kume thotë se sondazhet tregojnë se kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, del poshtë Jorida Tabakut, Ilir Alimehmetit, Dhurata Çupit dhe madje edhe Myslym Murrizit me vota.

Duke folur për MCN Live, ai deklaroi se me punën dhe angazhimin e deritanishëm apo dhe  perceptimin, nuk beson se Partia e Lirisë do të arrijë në 20 mandate në qarkun e Tiranës.

Ndërsa sa i takon programeve politike, Kume vlerësoi kryedemokratin Sali Berisha.

Politikisht Berisha ka marrë pikë në këtë fushatë për programin. Se Kryeministri Rama e nisi jo me program ekonomik, e nisi dhe vazhdon me ilaritet, duke e cilësuar kundërshtarin e tij buf.

Ndërsa zoti Berisha prej më se një muaji prezanton programin për çdo sektor.

Dhe së fundmi kemi parë kreun e mazhorancës që bën premtime qoftë për pagat edhe për sektorë të tjerë.

Zakonisht programit ekonomik i shmangen partitë në pushtet, se po të flasësh për program ekonomik, do të flasësh dhe për llogaridhënie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy