Voton Bejko: Ftoj qytetarët të votojnë, është dita që qytetarët të ndahen nga e shkuara

Voton Bejko: Ftoj qytetarët të votojnë, është dita që qytetarët të ndahen nga e shkuara

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka ushtruar të drejtën e tij të votës dhe u ka bërë thirrje votuesve, të marrin pjesë në zgjedhje, në mënyrë që “oligarkia politike” të largohet nga pushteti.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të votojnë, duke e konsideruar ditën e sotme shumë të rëndësishme.

Sot është një ditë e rëndësishme për qytetarët. U bëj thirrje të votojnë. Është një ditë e rëndësishme për të drejtën e votës.

E dyta, është një ditë e rëndësishme për të gjitha bizneset e Tiranës, të cilët janë kapur nga taksat. Projekti jonë për qytetarët e Tiranës është që të mbrojnë pronën, të mbrojmë qytetarët dhe të çlirojmë biznesin nga taksat.

I vetmi demokrat i djathtë është Roland Bejko, të tjerët kanë ndjekur të shkuarën. Të votosh Erionin dhe Belindin është sikur të votosh për Ramën dhe Berishën.

Sot është dita që nëse qytetarët duan të ndahen nga e shkuara ta bëjnë atë me votë, nëse duan të vazhdojnë të jenë të sunduar nga e shkuara le të vazhdojnë të votojnë për ta

Sot është dita që qytetarët të ndahen nga e shkuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy