Gjendet dakordësia për amnistinë penale, në Kuvend sërish ligji për investimet strategjike

Gjendet dakordësia për amnistinë penale, në Kuvend sërish ligji për investimet strategjike

Pas disa muajsh e mbetur peng në Kuvend, palët duket se kanë gjetur dakordësinë për miratimin e amnistisë penale.

Ditën e sotme pritet që të marrë dritën jeshile, pasi Gazment Bardhi deklaroi votën pro, ndërsa paraqiti edhe 3 propozimet e Rithemelimit.

Bardhi kërkon faljen e të gjithë protestuesve si dhe përjashtimi nga amnistia i zyrtarëve të lartë të dënuar nga GJKKO.

3 amendamentet e propozuara nga Bardhi u përshëndetën edhe nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale një ditë më parë pohoi se këto kërkesa do të kenë dakordësinë e maxhorancës. Nga amnistia penale pritet të përfitojnë rreth 700 të burgosur.

Ndërkohë, në seancën plenare të ditës së sotme do të futen në rend dite për votim 5 ligjet e seancës së 7 marsit, votimi i të cilave u anulua nga Sekretariati i Etikës pas kërkesës së Rithemelimit se nuk pati kuorum për votimin e ligjeve.

Ndër këto 5 ligje, përfshihet edhe ai për zgjatjen me 1 vit të afatit për ligjet për investimet strategjike, çështje të cilën opozita e ka kontestuar shumë.

Po ashtu sot, deputetja Ina Zhupa ka kërkuar një interpelancë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro për ligjin për zonat e mbrojtura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy