“Çmimet e karburantit nën vëzhgim”, Rama: S’ka abuzime, ulim akcizën për qytetarët

“Çmimet e karburantit nën vëzhgim”, Rama: S’ka abuzime, ulim akcizën për qytetarët

Qeveria shqiptare parashikon një rritje të fortë ekonomike në vitet e ardhshme, ndërsa paralelisht po përballet me sfidat e rritjes së çmimeve të karburanteve për shkak të krizave globale. 

 

Kryeministri Edi Rama, në podcastin “Flasim”, theksoi se vendi pritet të shënojë një rritje rreth 32% të ekonomisë deri në vitin 2030, duke e renditur Shqipërinë ndër ekonomitë me performancë më të lartë.

 

Ai e lidhi këtë zhvillim me reformat dhe rritjen e pagave, duke theksuar edhe një mesazh për emigrantët.

 

Në Shqipërinë 2030 pritet një rritje prej rreth 32% e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar. Kjo rritje nuk është rastësi, por mbështetet mbi reformat dhe zhvillimin e sektorëve kryesorë, si edhe rritjen e vazhdueshme të pagave. Kjo është edhe një thirrje për shqiptarët jashtë vendit që të shikojnë me optimizëm mundësinë e kthimit, pasi Shqipëria sot ofron më shumë.

Nga ana tjetër, Rama u ndal te rritja e çmimeve të naftës, duke e lidhur me zhvillimet globale dhe duke theksuar ndërhyrjet e qeverisë për të mbrojtur konsumatorët.

 

Masat përfshijnë monitorim të vazhdueshëm, rikthimin e bordit të transparencës dhe uljen e akcizës.

 

Është një moment i ndërlikuar global që ka ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të naftës, po e monitorojmë situatën orë pas ore dhe nuk janë vënë re abuzime. Kemi marrë vendim për uljen e përkohshme të akcizës me rreth 20% dhe çdo e ardhur shtesë do të shkojë për të mbrojtur dhe mbështetur pensionistët.

Mes optimizmit për rritjen ekonomike dhe presionit nga krizat globale, qeveria synon të balancojë zhvillimin me mbrojtjen sociale.

  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy