Ruçi pret delegacionin e PDK: Kosova dhe UÇK-ja janë në anën e duhur të historisë

Ruçi pret delegacionin e PDK: Kosova dhe UÇK-ja janë në anën e duhur të historisë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i partisë dhe njëherit kandidat për kryeministër për zgjedhjet e 2021n në Kosovë. Në takim moren pjesë Zëvëndëskryetari i PDK, Xhavit Haliti, dhe Sekretari e Përgjithshëm, Uran Ismaili.

Gjatë takimit u bisedua mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë. Gramoz Ruçi vleresoi qëndrimin dinjtoz të drejtuesve të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e Luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.

“Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Vepra e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është çlirimi i Kosovës dhe pavarësia e saj, e arritur me mbështetjen e popullit të Kosovës dhe në partneritet me aleatët e mëdhenj dhe strategjikë të Shqipërisë, ShBA dhe NATO. UÇK-ja dhe populli kosovar kanë qenë në anën e duhur dhe të drejtë të historisë. Drejtësinë e kësaj lufte e ka vërtetuar koha. Në mbështetje të Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë, prej vitit 1991, ka miratuar 18 Rezoluta dhe Deklarata, të cilat kanë kontribuar në ndriçimin e të vërtetës. Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën”, nënvizoi Kryetari Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Enver Hoxhaj falenderoi Kryetarin e Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për mbështetjen e fuqishme që Shqipëria i jep mbrojtjes së të vërtetës për Kosovën dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të bëhet dhe mbetet i qartë për të vërtetën e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë strategjikë, ShBA, NATO dhe BE.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy