Berisha foli nga dritarja/ Balla: E papranueshme. Policia do ta trajtojë si çdo shtetas tjetër

Berisha foli nga dritarja/ Balla: E papranueshme. Policia do ta trajtojë si çdo shtetas tjetër

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i konsideroi si “të papranueshme” veprimet e Berishës, një ditë pasi kreu i PD-së së Rithemlimit u shfaq me mikrofon në dorë në dritaren e banesës së tij, duke përshëndetur militantët. Balla tha se Berisha duhet të trajtohet nga Policia njëlloj si çdo shtetas tjetër në këtë vend.

Kodi i procedurës penale, neni 237 pika 4, është shumë i qartë për mënyrën e zbatimit të arrestit në shtëpi. Gjatë arrestit në shtëpi ke të gjitha ndalimet që ke edhe gjatë arrestit me burg. Ky është kodi, nuk e kam shkruar unë, as zotëria, por e kam votuar edhe unë, edhe zotëria. Dhe këtu është ndarja e dy botëve, sa e respekton ligjin. Nuk kam pasur asnjë kontakt me policinë e shtetit, sa i përket detyrës që ka policia, që shtetasi në fjalë të trajtohet njëlloj si çdo shtetas tjetër në këtë vend. Policia e ka të përcaktuar nga urdhri i dy prokurorëve sesi ushtron kontrollin në zbatimin e këtij vendimi. Policia referon te prokurorët të gjitha konstatimet për zbatimin e vendimit të gjykatës dhe urdhrit që ka nxjerrë prokuroria. Është e papranueshme, por u takon institucioneve të tjera të bëjnë komente për këtë dhe jo ministrit të Brendshëm.”
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy