Vetëdeklarim nga deputetët që kanë përdorur “Sky Ecc”, Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë

Vetëdeklarim nga deputetët që kanë përdorur “Sky Ecc”, Çuçi: Propozimi i opozitës të shqyrtohet nga një grup pune më i gjerë

Në mbledhjen e sotme të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin,  nënkryetari i Kuvendit, Bledi Çuçi ka shprehur qëndrimin e mazhorancës lidhur me propozimin e opozitës që deputetët të vetëdeklarojnë nëse kanë qenë apo jo përdorues të aplikacionit “Sky Ecc”.

Çuçi tha se ky propozim duhet shqyrtuar në një grup më të gjerë pune dhe të mos bëhet retorikë apo populizëm për interesa politike të ditës.

Nga pikëpamja proceduriale këtë duhet ta shqyrtojmë edhe në një grup pune sepse janë disa çështje proceduriale që duhen parë.

A është kjo çështje e Rregullores së Kuvendit apo jo? A duhet të merret Rregullorja vetëm me një aplikacion se janë disa te tilla? A e afekton kjo Kodin Penal apo jo?

Pra, janë disa çështje që duhen shqyrtuar. Le ta shqyrtojë një grup profesionistësh këtë çështje nëse afekton apo jo Kodin Penal.

Mund ta përfshijmë te formulari i vetëdeklarimit përpara kandidimit apo mund të përfshijmë ndoshta dhe kryetarët e bashkive apo njerëzit e sistemit të drejtësisë.

Unë personalisht nuk e mendoj kështu, megjithatë le ta bashkojmë me ndryshimet e tjera të rregullores dhe ta shohim më gjerë këtë çështje.

Mënyrën si e keni shkruar këtu propozimin nuk qëndron nga ana kushtetuese.

Nuk duhet të bëjmë një ndryshim i cili cenohet shume kollaj nesër dhe në Gjykatën Kushtetuese.

Nëse duam vërtetë një gjë që të adresojë çështjen e pastërtisë së figurës së deputetit, duhet ta bëjmë tamam, jo për populizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy