
Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, teksa foli për lirimin e Sali Berishës nga arresti shtëpiak, tha se drejtësia ka dëshmuar se sa herë i ka "lëshuar" diçka Berishës dhe opozitës, i ka marrë shumë më tepër.
Ai paralajmëroi se mund të ndodhë që të goditen nga drejtësia njerëz nga "familja politike ose biologjike" e Berishës.
Do te ketë një goditja tjetër o ndaj familje biologjike o ndaj familjes politike të Berishës, dhe këta sillen po njësoj, të japin diçka të vogël për të të goditur me fort.
Kjo që ka ndodhur të mërkurën nuk i heqë asnjë presje, faktit që kasapët e drejtësisë së re e kryejnë pune e kasapit për të goditur opozitën.
E shkruar na ka treguar se ata këtë kanë bërë, i hoqën vulën, e izoluan Berishën.
Deri këtu kështu ka rrjedhur, jep dicka, godit me më shumë. Në të gjitha raste me vendime arbitrare.



