
Kryeministri Edi Rama nga studion e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka komentuar edhe “Open Ballkan” për të cilin u shpreh se është një njësi e zbatimit të projektit të procesit të Berlinit.
Më tej ai u shpreh se nga dhjetori do firmosen një sërë gjërash konkrete të cilat shërbejnë për një të ardhme tonën më të mirë.
Kjo ëhstë rruga e padiskutueshme për të pasur një të ardhme më të mirë dhe të begatë ne shqiptarët fillim dhe pastaj ne shqiptarët përmes hapjes rajonale. Open Ballkan është njësi e zbatimit të projektit të procesit të Berlinit. Balkani është zbatimi i procesit të Berlinit. Në dhjetor janë sërë gjërash konkrete që do firmosen dhe janë 139 kompani shqiptare që eksportojnë në Serbi, rreth 400 në Maqedoninë e Veriut dhe për të gjitha këto që janë si filim janë një çlirim i madh.
Shumica e eksporteve tona janë bujqësore, dhe shumica e këtyre kompanive ju nxihet jeta dhe për ta tani do jetë rruga e lirë. Interesi ynë sepse kjo rrugë e lirë është çështja e gjithë sinergjive që krijohet për një treg më të madh për shumëçka që ke avantazhe. Natyrisht që Serbia mund të jetë një ekonomi më të madhe se e jona, por ne duhet të shohim interesin tonë. Sa më shumë të hapet rajoni aq më shumë fitojmë ne. Ne kemi këto që kemi sot dhe duke u hapur ne bëheni më konkurues sepse hapja rrit konkurencën.



