Çani: Derisa të jetë gjallë Berisha, ai do të jetë mazhorancë në PD

Çani: Derisa të jetë gjallë Berisha, ai do të jetë mazhorancë në PD

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, gazetari Arian Çani deklaroi se kush nuk është dakord me Berishën duhet të largohet dhe të krijojë forcë të re.  

Sipas tij, derisa të jetë gjallë Berisha, ai do të jetë mazhorancë në PD.

Sa me shpejt të ndahet kjo parti mbaron kriza dhe qetësohet situata. Detyrimisht do të shkojmë drejt kësaj. Nuk ka bashkim. Sa më shpejt të ndahet partia. Kush e merr vulën? Këta kanë shumicën e partisë. 

Cila është e ardhmja që na paraqitet ne? Ka dy stacione ky tren që është nisur. Një stacion ishte 6 marsi ku Berisha u testua që ishte shumicë. Stacioni i dytë është prilli 2023, zgjedhjet lokale. Ne do të marrim vesh, kush do të ketë shumicën, partia 1 apo partia 2.

Nuk e dimë çdo të ndodhë, mund të ketë aksidente rrugës. Unë e quaj të gjithën si proces të natyrshëm. Këta po shkojnë drejt ndarjes.

Derisa Berisha të jetë gjallë dhe në formë, do të jetë mazhorancë në PD, nëse i mbetet logo edhe në apel.

Sa më shpejt të ndahen. Kush nuk është dakord me Berishën të bëjë parti tjetër.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy