<p>Axhenda e Presidentit të Republikës Bajram Begaj për të cilën refuzoi takimin e sotëm në Greqi vijon të mbetët mister.</p> <p>Ndërkohë, sipas mediave greke, Athina ka nisur lëvizjet për një kandidat tjetër nga opozita jashtë ndikimit të Sali Berishës, duke aluduar se Fredi Beleri ashtu si kryedemokrati nuk ka vizë për në Amerikë.</p> <p>Enigmë mbetet në këtë 21 gusht fakti se çfarë takimi apo eventi të parashikuar në axhendë, e shtyu Presidentin Bajram Begaj të refuzojë ftesën e Mitsotakis për takimin me liderët rajonalë e europianë në Athinë.</p>



