Në takimin me demokratët e Pogradecit në 27-vjetorin e themelimit të degës së Partisë Demokratike, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha, ka akuzuar qeverinë se në Shqipëri po sundon diktatura e krimit të organizuar.
Basha ka shtuar se protesta e 27 janarit është një mundësi për qytetarët për të ngritur zërin kundër padrejtësive dhe për të hapur një rrugë të re për Shqipërinë.
Basha e ka mbyllur thirrjen e tij duke thënë se kur të vijë në pushtet, qeveria që do të drejtojë do të punojë për shqiptarët.



