Ambasadoret e SHBA dhe BE, mesazh urimi për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ambasadoret e SHBA dhe BE, mesazh urimi për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Ambasadoret e SHBA dhe BE në Tiranë kanë uruar shqiptarët në 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Yuri Kim ka ndarë foto nga mësonjëtorja e parë shqipe në Korçë, ku vë në dukje kontributin e veçantë dhe luftën për pavarësinë e Shqipërisë si dhe për mbrojtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar.

“Në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë pata nderin të viziton mësonjëtoren e parë shqipe në Korçë ku patriotë si Naim dhe Sami Frashëri themeluan në vitin 1987 shkollën e parë ku nxënësit mësuan gjuhën shqipe pavarësisht se ishin nën pushtimin e perandorisë osmane. Pak metra larg kësaj shkolle, u themelua në vitin 1981 shkolla e parë për vajza për të gjithë Ballkanin. Më bëri krenar të shoh që SHBA luajti një rol të vogël: Shqiptarët si Sevasti Qiriazi që shkuan në Amerikë dhe u kthyen me njohuri dhe lidhje të reja, dhe amerikanë që erdhën për të dhënë mësim në Korçë dhe vende të tjera të vendit. Shumë prekëse dhe frymëzuese për të mësuar se lufta për pavarësinë e Shqipërisë nisi me luftën për të ruajtur gjuhën dhe kulturën unike të popullit shqiptar, fuqinë e arsimit për djemtë dhe vajzat dhe një kërkesë të palëkundur për liri dhe drejtësi. Gëzuar 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”, shkruan Yuri Kim.

Ambasadorja e BE Christiane Hohmann thotë se Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt BE-së.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë Shqipëri! Tani që Shqipëria ka hyrë në një fazë vendimtare në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ne jemi plotësisht të përkushtuar të mbështesim vendin për ta bërë realitet ëndrrën e qytetarëve të saj”, shkruan Hohmann.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy