Rama në Hagë për të takuar Thaçin: Teatër absurd i drejtësisë ndërkombëtare

Rama në Hagë për të takuar Thaçin: Teatër absurd i drejtësisë ndërkombëtare

Kryeministri Edi Rama gjatë udhëtimit të tij për në Hagë për t’u takuar me Hashim Thaçin i cili mbahet në burg prej vitesh, thotë se shkeljet e standardeve, të drejtave të njeriut dhe normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar atë që e quan farsë.

 

Në një video live gjatë rrugës, ai tha se uron që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie demokratike të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëzit, të cilët të vetmin faj kanë se u rebeluan ndaj një regjimi satrap, të vetmin faj kanë se morën armët për të mbrojtur lirinë.

 

Rama shton se shpreson që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtarë dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dhe i tre bashkëluftëtarëve të tij.

 

Tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudo-provave të akuzës dhe që ka mbaruar edhe parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare nga akuza, si dhe kanë mbaruar dhe dëshmitë tejet serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi Uroj, shpresoj, lutem që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perdes së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtarë dhe i daljes nga izolimi brutal i Hashim Thaçit dhe i tre bashkëluftëtareve të tij. 

 

Uroj dhe shpresoj që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulëta, mbi nivelin shumë nën vijat e kuqe të një drejtësie demokratike të gjithë kësaj që prej vitesh po ndodh me njerëzit, të cilët të vetmin faj kanë se u rebeluan ndaj një regjimi satrap, të vetmin faj kanë se morën armët për të mbrojtur lirinë, për të mbrojtur dinjitetin e tyre njerëzor, për të mbrojtur të drejtën e tyre të pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë të kësaj toke nën të njëjtin diell dhe jo si një grup social i përdhunuar për shkak të etnisë vet në një diktaturë. 

 

Kjo është e vërteta dhe këtë të vërtetë nuk e tund dot askush dhe lëre më pastaj një çekiç absurd i një drejtësie ndërkombëtare, që në këtë rast ka lënë kokrrën e namit kur i themi ne, shqip fare. Unë dua shumë të besoj se në fund e drejta do të fitojë dhe këtu nuk ka dy apo tre të drejta. 

 

Këtu ka vetëm një të drejtë, që është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, e martirëve, me dhimbjen e patregueshme të nënave, të motrave, të grave dhe vajzave, të përdhunuara e të sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat për vetë Evropën, në zemër të Evropës. Nga ana tjetër, më vjen shumë mirë të them që kemi përmbyllur mbrëmë një samit të BE me Ballkanin Perëndimor, që ka qenë inkurajues, që ka qenë i suksesshëm dhe për Shqipërinë po se po, por edhe për Kosovën meqë jemi në këtë temë, ku për hir të së vërtetës, dua ta them, Presidentja e Kosovës ka shkëlqyer. 

 

Ka shkëlqyer dhe me fjalë bindëse, por edhe si rezultat i një pune këmbëngulëse dhe i një koordinimi të mirë që kemi bërë në javët e fundit, pa dashur këtu të marr asnjë meritë, ia ka që të zhbllokojë më në fund të gjitha ato fonde të bllokuara prej disa kohësh nga ana e BE. Për sa i përket specifikisht Shqipërisë, jemi në kushte siç nuk kemi qenë ndonjëherë; të respektuar maksimalisht, të vlerësuar maksimalisht dhe të mirëpritur maksimalisht në ‘’tempullin’’ e Evropës politike, në Bruksel ku qëndrimi im ka qenë ai që dini dhe mënyra se si e kam mbajtur qëndrimin, ka qenë ajo që dini; troç, drejt, pa dorashka sepse siç e kam thënë dhe ua kam thënë miqve dhe kolegëve të BE, unë them atë që mendoj dhe bëj pastaj atë që thonë ata, në sensin që ne "detyrat e shtëpisë’’ i bëjmë në mënyrë korrekte sepse e dimë shumë mirë që përmes atyre detyrave të shtëpisë do të jemi pjesë e BE. 

 

Ndërkohë që, nga ana tjetër, ne fjalën tonë e themi hapur, drejt në sy, pa asnjë kompleks si të barabartë mes të barabartësh dhe kjo na e ka rritur edhe vlerën do thosha, në këto tryeza. Kam theksuar se hapja e të gjithë kapitujve është për ne inkurajim, kam ripërsëritur domosdoshmërinë që Komisioni dhe BE të qëndrojë marrëveshjes për të mbyllur negociatat brenda 2027,se ju e dini si janë këta, ndonjëherë edhe “i luajnë” marrëveshjeve; kam ripërsëritur tezën time se politikisht anëtarësimi ynë dhe i vendeve të tjerë të Ballkanit duhet përshpejtuar dhe i kam garantuar se ne do të vazhdojmë reformat modernizuese, do të vazhdojmë përpjekjet në luftën kundër atyre problemeve që këta kanë shumë dëshirë dhe zakon t’i përmbledhin tek lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por nuk është vetëm kaq, është shumë më tepër se kaq, shumë më komplekse se kaq dhe më vjen jashtëzakonisht mirë t’ju them që edhe një herë tjetër, pa modesti, ju kam nderuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy