
Si fitohet mandari i kryetarit të Partisë Demokratike? Referuar statutit të dalë nga Kuvendi Kombëtar mbajtur në Airalbania, në nenin 46 pika 6, thuhet: Kryetari i Partisë zgjidhet me votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të PDSH, sipas parimit “Një anëtar, Një votë”. Modalitetet e procesit përcaktohen nga Rregullorja e Brendshme e PDSH. Mandati i Kryetarit është katër vjet.
Më 23 Maj 2026 do të mbahen zgjedhjet për kreun e PD, ku deri më tani zyrtarisht kandidaturën e ka shpallur z.Berisha.
23 Maj është e shtuna e parafundit e muajit dhe po sipas statutit të drejtën për të zgjedhur kryetarin e kësaj force e ka çdo anëtar partie.
Po sipas statutit anëtar i PD-së që gëzon të drejtën e votës është çdo Anëtar i PDSH si shtetas shqiptar që:
a) është mbi 15 vjeç;
b) pranon kushtet e anëtarësimit dhe përkrah e mbron vlerat themelore të PDSH;
c) nuk është, në momentin e anëtarsimit, anëtar i partive politike, apo i organizatave që nuk janë në partneritet të deklaruar e pranuar nga PDSH.
2. Konsiderohen anëtarë të PDSH, me të drejtë për të zgjedhur apo për t’u zgjedhur, të gjithë ata që:
a) kanë bërë anëtarësimin e tyre individual dhe janë pranuar e regjistruar si anëtar jo më vonë se 6 muaj përpara datës së zgjedhjes ku ai merr pjesë;
b) kanë paguar kuotën vjetore të anëtarësisë në masën e caktuar me vendim të Kryesisë së PDSH.
c) ndaj tyre nuk është marrë masa disiplinore e përjashtimit apo pezullimit nga partia apo nuk kanë dhënë dorëheqjen.
E në këtë kuadër ligjor, pyetja që mbetet është. A mundet z.Ervin Salianji, ish-deputet i PD-së, që sot të garojë për t'u zgjedhur apo të zgjedh duke votuar për kryetarin e ri të PD-së?



