
Lidhur me përgatitjet e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit, kreu i PL-së, Ilir Meta, tha në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se vula dhe sigla për të cilën janë në gjyq PD, nuk kanë asnjë ndryshim teksa të gjithë e din që ka një PD.
Sipas tij, Berisha është shpirti dhe karakteri i PD dhe i të gjithë opozitarëve të vërtetë.
Nuk ka njeri në Shqipëri që nuk e di që e ka një PD, dhe aq me tepër, vet Berisha është më aktiv dhe energjik se asnjëherë tjetër.
Sot ai është shpirti dhe karakteri i PD dhe i të gjithë opozitarëve të vërtetë. Kështu që çdo projekt për ra përmbysur shtetin e së drejtës përmes ndonjë marrëzie, nuk ka vlerë.



