Soko: Prisja që PD të qëndronte në shesh, siç po veprojnë protestat s’kanë rezultat (VIDEO)

Soko: Prisja që PD të qëndronte në shesh, siç po veprojnë protestat s’kanë rezultat (VIDEO)

Ditën e djeshme Partia Demokratike mbajti protestën e radhës përpara kryeministrisë duke synuar dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe kerijimin e një qeverie teknike.

 

Lidhur me këtë analisti Pano Soko në studion e ‘MCN Live’ u shpreh se priste që Partia Demokratike të kishte marrë vendimin për të qëndruar në shesh e palëkundur, pasi sipas tij mënyra se si po veprojnë këto protesta nuk kanë asnjë rezultat.

 

Ai tha se me rëndësi është qëllimi, mesazhi dhe misioni i protestës dhe jo dinamika e saj. 

 

Prisja që dje PD të merrte vendimin e madh për tu ngulur dhe mos u shkulur nga sheshi. 

 

Mendoj që nëse duhet patjetër që të ushtrosh presione mjaftueshëm për të rrëzuar një formacion çeliku siç është qeveria sot, duhet të jesh i vendosur në presionin tënd që ndoshta të arrish të marrësh ndonjë rezultat, sepse kështu siç po veprohet nuk ka rezultate. 

 

Mund të dalësh në shesh, të përplasesh me policinë, por nuk mjaftojnë për të rrëzuar pushtetin. 

 

Mendoj se ai mund të përkulet disi vetëm duke qëndruar aty pa lëvizur sepse kështu siç po veprohet nuk kanë rezultat protestat. 

 

Protesta është protestë dhe ne e kemi kuptuar gabim fjalën protestë sepse protesta janë ato që ndodhin në Francë, Greqi e vende me radhë, të tjerat që ndodhin janë mitingje.

 

Dinamika e protestat është gjëja më pak e rëndësishme, me rëndësi është qëllimi, mesazhi dhe misioni i protestës. aty shoh dhjetëra apo mijëra njerëz që kanë dalë dhe pikërisht me hallin e tyre duhet të merremi dhe jo në çfarë drejtimi u hodh molotovi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy