
Qeveria e Kosovës ka dhënë detaje nga takimi i zhvilluar këtë të martë ndërmjet Kryeministrit Albin Kurti me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në takimin që zgjati rreth dy orë, thuhet se diskutua për sfidat energjetike dhe shkëmbimet që po bëjnë KEK me KESh
“Kryeministri Kurti ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim dy kryeministrat kanë folur për çështjet e politikave publike e qeveritare dhe socio-ekonomike në Kosovë e Shqipëri, me theks të veçantë në sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë KEK me KESh”, ka thënë ai.
Kryeministri Kurti la në gjysmë konferencën për medie pas takimit me anëtarët e Këshillit Grevist të BSPK-së, me arsyetimin se ka një takim urgjent.



