Legjitimimi i "11 dhjetorit" nga gjykata, Berisha mbërrin në selinë blu

Legjitimimi i "11 dhjetorit" nga gjykata, Berisha mbërrin në selinë blu

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hyrë sot rreth orës 15:00 në selinë blu, ku më herët u fut një përfaqësi e Komisionit për Rithemelimin e PD. 

I pyetur nëse do t'i bashkohet mbledhjes me përfaqësuesit e dy palëve, Berisha tha: "E jona, s’ka!”.

Mësohet se në selinë e PD po zhvillohet një mbledhje, ku janë të pranishëm Komisioni i Rithemelimit, kryetari i komanduar Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi. 

 

(14:40) Pas vendimit të gjykatës Komisioni i Rithemelimit të PD hyn në selinë blu 

Pas vendimit të marrë nga gjykata që njohu vendimet e Kuvendit të Sali Berishës më 11 dhjetor, një përfaqësi e Komisionit të Rithemelimit të PD hyri sot brenda selisë blu.

Në selinë e PD kanë mbërritur Flamur Noka, Belind Këlliçi, Edmond Spaho, Albana Vokshi dhe Grigels Muçollari. 

Grupi i deputetëve ka shkuar në katin e dytë të godinës së PD-së, ku pritet të zhvillojnë mbledhje në një nga sallat.

Pritet që ata të kenë një takim me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, dhe më pas do të bëjnë një deklaratë për mediat. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy