Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha lidhur me dekretimin e zgjedhjeve të pjeshme lokale se, Presidenti Bajram Begaj ka qenë i detyruar të marrë këtë vendim, pasi ai është i marrë peng nga Edi Rama për privatizimin e bazës detare të Limionit. Sa i takon pjesëmarrjes në zgjedhje Berisha qartësoi se PD nuk do t’i bojkojë, ndërsa kreu i KQZ Iliran Celibashi informoi se kosto e tyre do të jetë rreth 3 mln euro.



