Berisha: S’ka ndodhur kurrë që gjithë buxheti për bujqësinë të jetë 30 milionë euro

Berisha: S’ka ndodhur kurrë që gjithë buxheti për bujqësinë të jetë 30 milionë euro

Nga qyteti i Lushnjës ku pati një takim me qytetarët mbrëmjen e kësaj të shtune, kryetari i Rithemelimit në Partinë Demokratike, Sali Berisha u ndal te buxheti për bujqësinë duke shigjetuar Kryeministrin Edi Rama.

Berisha tha se gjatë këtyre 10 viteve u pa se si ekonomitë e fermerëve shqiptarë u përgjysmuan, se si u adaptua një politike strikte, armiqësore.

Mjafton të kujtoj këtu se në buxhetin e këtij viti, për fermerët që përbëjnë 40% të popullatës, parashikohen gjithsej 30 milionë euro dhe prej atyre ju garantoj se të paktën 20 i futin në xhepa, qeveritarët dhe administratorët e tyre.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që nga themelimi i shtetit shqiptar, dhe më këtë nënkuptoj qeverinë e vendosur para Kongresit të Lushnjes, që fermerët e këtij vendi të kenë qenë më të braktisur.

Nuk ka ndodhur ndonjëherë kurrë që një qeveri të parashikojë për investim gjithsej 30 milionë euro në të gjithë bujqësinë shqiptare.

Edi Rama po mbyll çdo shteg për demokratët, po mbyll çdo shteg për opozitarët, me një politikë armiqësore të hapur ndaj tyre.

Si kurrë ndonjëherë tjetër veç se në diktaturë, deputetët, përfaqësues tuaj, përfaqësues të 600 mijë shqiptarëve që u ngritën mbi çdo gjë dhe votuan opozitën, tani në parlament nuk kanë më të drejtë të dorëzojnë, ligje, amendamente apo rezoluta, sepse ato i mban në sirtar me urdhër të Edi Ramës, kryetarja e parlamentit.

Pas 32 vitesh, përfaqësuesit tuaj në parlament, në një dhunim flagrant të kushtetutës nuk mund të ngrenë më Komisione Hetimore Parlamentare.

Kushtetuta i ka dhënë një pushtet të patjetërsueshëm opozitës. Aq sa i ka dhënë, por ja ka dhënë të pacenueshëm.

Të pacenueshëm nga askush, as nga shumica e parlamentit, as nga qeveria dhe ky pushtet shprehet me krijimin e komisioneve hetimore parlamentare, për çështje që ata e gjykojnë se kanë një rëndësi jetike për ju.

Për të paraqitur para jush të vërtetat e kësaj qeverie, para shqiptarëve të vërtetat, korrupsionin, vjedhjet, abuzimet e qeverisë. Për herë të parë kjo nuk lejohet më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy