Begaj uron 1 Majin: Puna meriton dinjitet dhe vlerësim maksimal

Begaj uron 1 Majin: Puna meriton dinjitet dhe vlerësim maksimal

Begaj uron 1 Majin: Puna meriton dinjitet dhe vlerësim maksimal

 

Me rastin e Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, Presidenti Bajram Begaj, ka përcjellë një mesazh urimi dhe mirënjohjeje për të gjithë punonjësit shqiptarë, duke vlerësuar kontributin e tyre të përditshëm në zhvillimin e vendit.

 

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shpreh falënderime për çdo punëtor, duke theksuar rolin e tyre në ndërtimin e një Shqipërie më të begatë dhe më të drejtë.

 

Faleminderit çdo njeriu punëtor që, me përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri, e bën çdo ditë më të begatë Shqipërinë. Në 1 Maj nderojmë dhe shprehim mirënjohjen më të thellë për njerëzit e punës, të cilët ndërtojnë çdo ditë vendin tonë. 

 

Puna e tyre meriton vlerësim, dinjitet dhe mbështetje maksimale. Kjo ditë duhet të shërbejë si një kujtesë për të gjithë shoqërinë që t’u japë punëtorëve më shumë drejtësi sociale dhe solidaritet.

 

Presidenti thekson se 1 Maji nuk është vetëm një ditë simbolike, por edhe një thirrje për më shumë angazhim institucional dhe shoqëror në mbështetje të punëtorëve, duke nënvizuar rëndësinë e drejtësisë sociale dhe kushteve dinjitoze të punës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy