Funksionimi i SPAK dhe Gjykata e Posaçme/ Daci: Urgjenca imediate, dyfishimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Funksionimi i SPAK dhe Gjykata e Posaçme/ Daci: Urgjenca imediate, dyfishimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Si e sheh funksionimin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit juristi Jordan Daci? Në studion e emisionit “Arnautistan” të MCN TV, ai thotë këto institucione gjyqësore, të cilat janë nisur së funksionuari me një strukturë dhe aktivitet të ngjeshur, kanë nevojë imediate për dyfishimi dhe trefishimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve te saj, sepse ka pas gjyqtarë që nuk arrijnë të kryejnë punët ashtu siç duhet.

“Unë shoh më shumë probleme të Gjykatës së Posaçme, ajo është realisht që i jep vlera sistemit, por ka pak gjyqtarë. Ne presim nga SPAK të bëj mrekulli, por bëhet fjalë për shumë pak prokurorë, andaj përpara s ene ti kërkojmë llogari, ne duhet të ndryshojmë qasjen, nuk duhet të kursehemi për ti ndihmuar, ne e kemi urgjencë kompakte dyfishimin ose trefishimin e prokurorëve, me mbështetje për stafin profesional, dhe jo prokurori të printoj letra, por të mbetet te vendimmarrja thelbësore, dhe të na jap efektet e duhura", tha Daci. 

Daci, thotë se në mesin e SPAK, padyshim ka edhe disa emra që nuk kanë integritet për të qenë pjesë e SPAK, por që sipas tij, gjatë rrugës do të ngelin, ose do të largohen vetvetiu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy