
Analisti Armand Shkullaku i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se sipas tij në Kuvendin e datës 18 dhjetor nuk kishte as 1800 delegatë. Analisti argumentoi se sipas tij delegatët e pranishëm dhe me të drejtë vote ishin 700-800 pasi në listat e publikuara nuk shkruhej funksioni i delegatëve, por vetëm emri.
“Njerëz si Salianji besoj ka nivel inteligjence të politikës së lartë. Ajo që është e trishtueshme është që nuk e kuptojnë kurthin në të cilin kanë rënë. Këta i kanë mbushur mendjen vetes që dhe në zgjedhje kanë filluar dhe që “beteja sapo ka filluar”. Ne nuk kemi humbur thonë ata dhe beteja vazhdon dhe ne jemi mazhoranc në Shqipëri thonë ata. Tani kur gënjen veten ata fillojnë e mbushin veten me idenë që dhe betejën me Berishën e kanë fituar.
Ditën e shtunë, PD-ja nuk ka pasur as 1800 delegatë. Salianji tha vetë që ka pasur dhe militantë jo vetëm delegatë. 1800 nuk ka qenë i mundur. Mesa pamë në kuvendin e 11 pamë që çdo delegat kishte funksionin. Listat e publikuara pjesa tjetër kishte emër, firmë, funksion, foto. Ndërsa asnjëri nga këta emra të publikuar nga PD-ja e Bashës kishte vetëm emrat jo funksion e detaje të tjera. Pra kanë qenë më pak se 1800. Besoj se 700-800 mund të kenë qenë që kanë pasur të drejtë votimi.”, u shpreh Shkullaku.



