Kjo është vajza që Edi Rama i thotë: Faleminderit që ekziston

Kjo është vajza që Edi Rama i thotë: Faleminderit që ekziston

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit e tij në ‘Facebook’ mbresat që i la artikulli që u publikua dje nga Harvard Gazzete, kushtuar studentes shqiptare Eni Dervishi. Kreu i ekzekutivit pohoi se vajza shqiptare është një tjetër rast për t’u marrë shembull.

“Eni Dervishi nuk u ndal përpara pengesave, po e ndoqi ëndrrën e saj nga Pogradeci deri në majen e suksesit në Harvard. Universiteti i Harvardit e ka dalluar vajzën shqiptare me pak të tjerë, ndër 2000 të diplomuarit e këtij viti, duke i kushtuar një faqe në gazetën e tij”, shkruan Rama.

STATUSI I RAMËS

MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një të dielë të qetë me këtë tjetër shembull, të një vajze nga një familje e thjeshtë shqiptare. Eni Dervishi nuk u ndal përpara pengesave, po e ndoqi ëndrrën e saj nga Pogradeci deri në majen e suksesit në Harvard.

Universiteti i Harvardit e ka dalluar vajzën shqiptare me pak të tjerë, ndër 2000 të diplomuarit e këtij viti, duke i kushtuar një faqe në gazetën e tij (artikulli bashkëlidhur në anglisht e shqip).
Eni e tregon shumë bukur me fjalët e saj çelësin e suksesit: “Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua; Kurrë mos i lejo rrethanat që të përcaktojnë se kush je”

Eni Dervishi, faleminderit qe ekziston
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy