Meloni në Lezhë për emigrantët/ Opozita akuza për “paktin” me SHBA-të: Ne jemi Shqipëria e Amerikës

Meloni në Lezhë për emigrantët/ Opozita akuza për “paktin” me SHBA-të: Ne jemi Shqipëria e Amerikës

Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni do të vijë në Shqipëri më 5 qershor, në një vizitë zyrtare, gjatë javës së kulturës italiane.

Mediet italiane shkruajnë se shefja e ekzekutivit është shumë aktive ditët e fundit përpara zgjedhjeve parlamentare evropiane më 8 dhe 9 qershor, ndërsa vizita në Shqipëri bëhet në këtë kuadër, për të promovuar marrëveshjen me Tiranën për emigrantët e paligjshëm.

Krahas takimit me homologun Edi Rama, Meloni do të shkojë gjithashtu për të ndjekur nga afër punimet e kampeve në Shëngjin dhe Gjadër të Lezhës.

Kryeministrja kishte planifikuar një udhëtim për më 20 maj, kur do të bëhej çelja e qendrave të emigrantëve. Më pas, shty e shty, erdhëm te kjo e mërkurë, vetëm 3 ditë para hapjes së qendrave të votimit për zgjedhjet evropiane.

Ndërkohë, një lajm nga përtej oqeanit, Amerika, i zyrtarit të lartë të sigurisë Alehandro Majorka se disa emigrantë në kufi me Meksikën do të shkojnë në Greqi dhe Itali për t’i përpunuar të dhënat ka ndezur skenën e brendshme politike në Romë. Për deputetin Anxhelo Bonel inga “Green Europe”, Italia është Shqipëria e Amerikës.

Lajmi i publikuar nga rrjeti amerikan “CBS”, sipas të cilit Italia ka shprehur gatishmërinë e saj për të mirëpritur emigrantët nga disa vende të Amerikës së Jugut që shkojnë drejt Shteteve të Bashkuara, e shndërron Italinë në Shqipërinë e SHBA-së, duke çelur rrugën e një tregu për shit-blerjen e emigrantëve.

Debati për emigracionin e paligjshëm është një ndër temat e nxehta në politikën italiane dhe në vende të tjera të Evropës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy