Analisti Aleksandër Çipa tha në MCN Live se është konsumuar koha politike e Sali Berishës dhe ai nuk është më një alternativë për të cilin të shpresojë opozita.
Çipa tha se Berisha në ditët e ardhshme do të kapet pas fakteve për manipulim votash dhe do të qëndrojë në kryeneçësinë e tij.
Nuk mund të injorohet një ndër kompomentët me ndikimin më potencial, për votën ndëshkuese ndaj opozitës, qëndrimi i z.Berisha në përballje me verdiktin non grata. I shpallur non grata nga SHBA dhe Britania e Madhe Z. Berisha nuk kishte se s’i të mos përballej me kosto elektorale. U duk sikur në emër të kryeneçësisë së tij mori përsipër kryesimin e koalicionit për t’u dëshmuar se është një faktor me peshë specifike. E lexoj si akt refuzimi ndaj z.Berisha. është konsumuar koha politike e Berishës, nuk është më një alternativë për të cilin të presin qytetarët dhe të shpresojë opozita. Fakti që po del në mënyrë intensive duke mos thënë gjë, dëshmon që ai e ka kryeneçësinë për të qëndruar në atë karakoll ku vet mbetet.
Në ditën e ardhshme do kapet pas fakteve që ka urdhëruar të mblidhen. Kjo është tradicionale. Do duken diferenca në momentin që do dalin raporte që certifikojnë procesin e 14 majit. Reagimi rikthen dilemën apo diskutimin për t’u rikthyer te kriza e PD, aty ku është lënë.
Fakti që është në përqindje shumë pak të konsiderueshme, që ka bjerrur përfaqësimin në këshillat bashkiakë, dhe që pjesa tjetër s’ka një rezultat për fitore potenciale, pritet një refleksion prej të dy palëve, dy hiseve që s’janë të barabartë”.



