
Ministri shtetëror gjerman për Europën, Michael Roth, pas vizitës së tij në Shkup, ka deklaruar se ka ardhur koha që për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të hapen negociatat.
Përmes një postimi të bërë në Twitter, Rroth shkruan se Bashkimi Europian duhet të mbajë premtimin e bërë.
“Për Shkupin dhe Tiranën! Koha e duhur për EU për të mbajtur premtimet e saj dhe për të filluar bisedimet e pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropiane - vepro me vendosmëri tani në mënyrë që të mos ketë dyshim për të”, shkruan Roth.



