Kandidati për kreun e PD-së, Agron Shehaj eshtë shprehur se nëse ai do të jetë kryetar i Partisë Demokratike, partia do të ketë demokraci, meritokraci dhe çdo vendim do të merret me votën e anëtarësisë.
Ky ka qenë premtimi i Shehaj pas një takimi të zhvilluar me një grup demokratësh në Kavajë, të cilët të zhgënjyer kanë shprehur shqetësimet e tyre.
Ndër të tjera Shehaj ka ndarë në rrjetin social “Facebook” video-mesazhe nga takimet e zhvilluar me qytetarët në Kavajë, ndërsa shprehet se çdo pozicion duhet të arrihet me garë dhe se çdo vendim të merret me votën e anëtarësisë.
“Cili është ndryshimi midis PS-së dhe PD-së? Këtë dua të di unë. Kur ti nuk ke demokraci brenda llojit!” Këto janë fjalët e një demokrati të Kavajës. Përgjigjja ime është e thjeshtë: nëse do të jem kryetar i PD-së, partia jonë do të ketë demokraci dhe meritokraci. Çdo pozicion me garë, çdo vendim me votën e anëtarësisë”, shkruan Shehaj.



