Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve për zgjedhjet për Kuvendin, datë 11 Maj 2025, për votuesit brenda vendit.

Nga të dhënat e gjeneruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, të drejtën e votës e kanë 3 713 761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit, ndër ta:

- 114 642 zgjedhës votojnë për herë të parë;

- 1 081 shtetas janë të papërfshirë, për shkak të dekriminalizimit;

- 5 225 është numri i qendrave të votimit.

Procesi i hartimit të listës përfundimtare të zgjedhësve është kryer nën mbikëqyrjen e auditëve të KQZ-së, duke kaluar në disa faza në zbatim të dekretit të Presidentit, përmes publikimeve të 3 ekstrakteve të përbërësve zgjedhore.

Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve parlamentare në vend, listat zgjedhore përfshijnë dy kategori:

– Zgjedhësit që jetojnë brenda vendit;

– Zgjedhësit që jetojnë jashtë vendit.

Lista përfundimtare përmbyll procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki vijon të përmbushë detyrimet mbi përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore. Ndërkohë qytetarët mund të aplikojnë apo rinovojnë Letërnjoftimet elektronike të skaduara, si një nga 2 dokumentet biometrike, që përdoren për identifikimin e votuesve në zgjedhjet e 11 majit.

Ministria e Brendshme, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile dhe kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve të identitetit “IdentiTek” mbeten të angazhuara në përmbushje të standardeve më të larta, të këtij procesi të rëndësishëm.