Kryemadhi në Mallakastër: Do t’i rikthejmë identitetin duke vënë në punë rafinerinë e naftës

Kryemadhi në Mallakastër: Do t’i rikthejmë identitetin duke vënë në punë rafinerinë e naftës

Monika Kryemadhi ishte sot në Mallakastër, ku prezantoi kandidatin për deputet, Ardian Alushi.

Teksa i falenderoi për mikpritjen, kryetarja e LSI-së riktheu shqetësimet e banorëve të kësaj zone.

“Unë nuk jam aq kompetente për të folur për sektorin e naftës, saç mund të flasë një nga njerëzit të cilët ju e njihni shumë mirë, Ardian Alushi, i cili kandidon nën siglën e LSI-së në listën tonë. Ai ka qenë drejtor i ARMO-s dhe të gjithë punonjësit e ARMO-s e mbajnë mend dhe e dinë shumë mirë që kur ai ishte drejtor, jo vetëm që kishin rrogat më të mira, jo vetëm që ARMO ishte në punë nga mëngjesi deri në darkë, por edhe çmimi i naftës në tregun shqiptar ishte shumë më i ulët dhe punëtorët dhe naftëtarët që punonin në ARMO merrnin gjithmonë në fund të vitit shpërblime. Pra paguhej një naftëtar apo një punonjës i rafinerisë së naftës më shumë se një ministër, se kryeministri, presidenti e kështu me radhë”, u shpreh ajo.

Ajo tha se ne kemi diskutuar dhe jemi jo thjesht në kuadrin e gjetjes së problematikave, por edhe zgjidhjes së problemit.

“Nëse këtij qyteti nuk do t’i kthejmë atë identitet, që është identiteti i rafinerisë, i prodhimit të naftës, do të jetë shumë e vështirë që ky qytet të vazhdojë dhe të banohet. Kështu që një nga obligimet dhe angazhimet tona është rikthimi në punë i menjëhershëm në punë i saj, por edhe trajtimi me dinjitet i punëtorëve të rafinerisë së naftës. Nuk dua të flas më shumë për angazhimet politike, sesa dua të angazhohem më shumë tek marrëdhënia jonë njerëzore, për të arritur në ato 5 prioritete tonat kryesore që ne kemi si LSI, që kanë të bëjnë me aspektin ekonomik, por në lidhje jo vetëm me Mallakastrën, por të gjithë qarkun e Fierit, kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me sektorin e naftës, ku 22% e Prodhimit të Brendshëm Bruto vjen nga sektori i naftës, që derdhen të ardhura në buxhetin e shtetit”, theksoi Kryemadhi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy