
Komisioni i Rithemelimit ka përfunduar procesin e zgjedhjes së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Divjakë.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Rithemelimi ka njoftuar se është zgjedhur kryetare Elizabeta Rredhi, me 59% të votave.
“Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale falenderon të gjithë anëtarët që u bënë pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të degës së tyre sipas parimit ‘një anëtar një votë’, për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë e më të hapur”, thuhet në njoftim.



