Pas akuza të vazhdueshme në rrjetet sociale se kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj zotëron një makinë luksoze mijëra euro, kryeministri Edi Rama i doli në mbrojtje duke hedhur poshtë lajmin.
Sipas Ramës makina nuk është e Veliajt, por e dikujt tjetër që e ka parkuar para bashkisë.
“Jemi në një kohë kur nuk kanë bërë statistikë të saktë. Por sipas meje prodhohen shumë gënjeshtra se të vërteta. Akuzohet Kryetari i Bashkisë për shembull që ka blerë super makinë luksi, që nuk është e vërtetë. Gjithë dynjaja shan, por ndërkohë makina është e dikujt tjetër e parkuar para bashkisë
u shpreh Rama.



