Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen themeloren me Kishën Ortodokse Serbe

Mali i Zi nënshkruan marrëveshjen themeloren me Kishën Ortodokse Serbe

Marrëveshja bazë ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe sapo është nënshkruar në Podgoricë, shkruan Vijesti.

Kontrata u nënshkrua nga kryeministri Dritan Abazoviç dhe patriarku i PSC-së Porfirije.

Në foton që Abazoviç ka postuar në Telegram, shihet se nënshkrimi ka qenë edhe ministri i Drejtësisë Marko Kovaç dhe Mitropoliti i Malit të Zi dhe Bregdetit Joanikije.

Porfirije më parë kishte mbërritur në Podgoricë pa asnjë njoftim paraprak.

Një pjesë e mediave paraprakisht kishin bërë të ditur se nënshkrimi do të bëhej më 3 gusht, por një gjë e tillë u mohua nga kryeministri Abazoviç.

“Unë nuk e di datën e nënshkrimit, por mendoj se procesi duhet të përfundojë. Për mendimin tim, data e tretë gusht si datë e nënshkrimit është keqinformim sepse data ende nuk është specifikuar', kishte thënë Abazoviç. 

Qeveria nuk e ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e Porfirit, as nuk ka bërë njoftim për këtë çështje para nënshkrimit dhe as KPS.

Ndërkohë disa dhjetëra qytetarë po protestojnë pranë Villa Goricës kundër nënshkrimit të kontratës bazë. Policia ka bllokuar hyrjen në vilë.

Marrëveshja Themelore për marrëdhëniet ndërmjet shtetit të Malit të Zi dhe Kishës Ortodokse Serbe përmban kryesisht obligimet e shtetit dhe institucioneve ndaj kësaj bashkësie fetare.

Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi i mundësohet eksterritorialiteti i objekteve fetare, hapet mundësia mësimit fetar në shkollat publike, i njihet subjektiviteti për gjashtë shekuj më i gjatë se sa që Kisha Ortodokse Serbe ka në Serbi, i jep asaj kompetenca publike-juridike dhe në disa fusha ia mundëson statusin ligjor të barabartë me institucionet shtetërore.

Marrëveshja ka nxitur partinë opozitare Fronti Demokratik, që mbështet nënshkrimin e marrëveshjes, të kërkojë po ashtu dorëheqjen e Abazoviçit.

Por, kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se nuk do të japë dorëheqje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy