Nuk ka munguar as në këtë seancë kaosi në Kuvend. Deputetët e opozitës nuk kanë hequr dorë nga skenari i tyre i dhunës.
Në fjalën e tij ministri i brendshëm Ervin Hoxha mes tensioneve në Kuvend gjatë fjalës së tij tha se Garda po bën detyrën dhe se një pjesë e opozitës sipas tij nuk po i përmbahen rregullave.
Të nderuar deputetë. Garda e Republikës është duke kryer detyrën e vet. Këtu nuk bëhet fjala për deputetë e përjashtuar. Garda po kryen detyrën. Një pjesë e juaja e cila nuk po i përmbahet rregullave dhe regjimit të kontrollit të brendshëm, bëhet fjalë për zjarrëvnie të qëllimshme. Të gjitha provat do të fiksohen dhe do të bëjmë kaallëzim penal drejtuar Prokurorisë.
Ndërsa Vangjel Dule bëri thirrje që deputetët të lejohen në Kuvend dhe të mos kërcënohet parlamentari.
Në vitin 1991 ka rënë diktatura. Nuk dënohet dhe nuk kërcënohet parlamentari dhe salla e parlamentarit. Javën e kaluar tentova të hyjë në Parlament pa pasur asnjë dënim. E njëjta gjë më ndodhi dhe sot, dy herë. Në rastin e dytë edhe me një gjuhë patronazhisti. Kjo është fryma që doni të mbizotërojë. Merreni më ngadalë se ka parë kjo sallë, ka parë shumë. Thërrisni Konferencën e Kryetarëve, nuk përjashtohen si kope bagëtish parlamentarët. Çdo gjë ka një limit, thirrini arsyes.



