
Një grup deputetësh në emër të Grupit të Partisë Demokratike kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në disa qarqe të vendit.
Kërkesa drejtuar Kuvendit mban firmat e nëntë deputetëve, mes të cilëve Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.



